Telegrafi

Shpëtohen dy qen në Kolorado të cilët përfunduan në liqenin e ngrirë

Dy qen që përfunduan në ujin e një liqeni të ngrirë u shpëtuan nga zjarrfikësit nga dy departamente të Kolorado-s.

North Metro Fire tha në një postim në Twitter se dy qentë kaluan në akullin që mbulonte liqenin Nott Lake të martën dhe përfunduan më pas në ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Pronari i qenit u përpoq t’i shpëtonte, por përfundoi edhe ai në ujë para se t’i shpëtonte ata.

Siç raportohet, ai arriti të dalë në breg dhe të kërkonte ndihmë, me këtë rast zjarrfikësit nga North Metro dhe Thornton iu përgjigjën rastit.

“Dy qentë u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe gjenden në shtëpi në gjendje të mirë”, thuhej në postimin në Twitter. /Telegrafi/