Anëtarët e Shërbimit të Shpëtimit Malor nga Bihaçi shpëtuan gjashtë migrantë të paligjshëm.
Sipas mediave boshnjake, migrantët u përpoqën të hynin në Kroaci nga Bosnja dhe Hercegovina.
Shërbimi malor njoftoi se anëtarët e tyre ndërhynë të hënën në zonën e malit Pljeshevicas, i cili shtrihet përgjatë kufirit me Kroacinë, pasi katër burra dhe dy gra u vunë re në dëborë që lëviznin në një përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ekipi i shpëtimit shpërtheu dëborën në sajë me motor, duke arritur kështu migrantët ilegalë, të cilët ishin të padëmtuar, por ngrinë, dhe pas kësaj ata u evakuuan dhe iu dorëzuan Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, raporton portali Nezavisne.
Ndryshe, shumë migrantë gjenden në kampet e refugjatëve në shtetin boshnjak. /Telegrafi/