Site icon Telegrafi

Shpëtohen 629 emigrantë që ishin nisur nga Libia në Itali (Foto/Video)

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, ka deklaruar sot se vendi i tij “nuk do të shndërrohet në një kamp gjigant të refugjatëve”, pasi ka refuzuar që anija gjigante që shpëtoi 629 emigrantët të ndalet në portin e Italisë.

Matteo Salvini, lider i një partie që përkrah lëvizjen anti-emigracion, derisa shpëtimi i emigrantëve është detyrë e tyre, ai ka mohuar kategorikisht që Italia “të shndërrohet në një kamp gjigant refugjatësh”, duke aluduar në anijen e cila sipas tij është dashur të ndalet në portin e Maltës, transmeton Telegrafi.

Ekuipazhi i anijes Aquarius ka shpëtuar qindra emigrantë, përfshirë 134 fëmijë dhe 7 gra shtatzënë, të cilët po mundoheshin të kalojnë nëpër ujë nga Libia në Itali për të vazhduar rrugën në vendet tjera të Evropës.

Dhe derisa Italia dhe Malta po refuzojnë ta lejojnë anije Aquarius të ndalet në portet e tyre, Spanja është shprehur e gatshme të bëjë kompromis.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i cili javën e kaluar mori detyrën, ka urdhëruar që anija të ndalet në portin lindore të Valencias. /Telegrafi/

Exit mobile version