Zyrtarëve të një organizate që merret me mirëqenien e kafshëve, iu deshën tri ditë për t’i nxjerrë 47 mace, nga shtëpia e një pensionisteje në Londër.
James Elford ishte n mesin e tre veterinerëve, që mbetën të habitur se si mbijetuar gjallesat në kushte shumë të vështira dhe papastërti enorme, transmeton Telegrafi.
“Fillimisht, na kanë thënë se janë 60 mace dhe morëm frymë thellë, nga frika e asaj se çfarë na pret” ka thënë Elford.
Megjithatë, doli se ishin më pak, ndërsa vetëm disa prej tyre kishin lëndime të lehta, teksa qëndronin të fshehura në skajet më të thella të shtëpisë.
Besohet se e moshuara ishte shumë e lodhur të merrej me mirëmbajtjen e ambientit të brendshëm, megjithëse i ushqente mirë macet dhe i mbante të ngopura.
E njëjta organizatë, para dy vitesh kishte marrë prej saj 73 mace, të gjetura në situatë të ngjashme. Nga frika se nuk do të adoptohen me jetën normale, 64 prej tyre i kanë mbytur me një sistem pa dhimbje.
Kësaj here, pensionistja ka vendosur të bashkëpunojë me veterinerët, që e bindën se macet e saj do jenë mirë dhe do të dërgohen në qendra të sigurta. /Telegrafi/