Telegrafi

Shpëtohen 4.500 emigrantë në Mesdhe

Rreth 4 500 migrantë u shpëtuan sot në Mesdhe gjatë 40 operacionesh shpëtimi, njoftoi një zëdhënës i rojes bregdetare italiane, duke theksuar se është gjetur dhe trupi i një viktime.

“Kemi shpëtuar një total prej rreth 4 500 personash gjatë 40 operacionesh. Disa prej tyre janë duke u mbyllur dhe numri i migrantëve mund të rritet”, deklaroi zëdhënësi.

Në 4 500 migrantët e shpëtuar, shumica ndodheshin në varka gome dhe vetëm dy varka prej druri ishin përdorur nga trafikantët libianë.