Site icon Telegrafi

Shpëtohen 301 emigrantë

Një grup prej 301 emigrantësh afrikanë, përfshirë 46 fëmijë, janë shpëtuar nga rojat bregdetare libiane, në perëndim të Tripolit, deklaroi marina e Libisë.

Operacioni i kryer nga anija libiane ”Ras Jedir” filloi në orën 02:00 dhe zgjati disa orë.

”Ndërhyrja ishte shumë e lodhshme për ekipin e anijes, pasi numri i emigrantëve ishte shumë i madh. Më pas i zhvendosem në Tripoli, në orën 08:00”, deklaruan autoritetet.

Ndërkaq, ekuipazhi i anijes Aquarius ka javë më parë ka shpëtuar qindra emigrantë, përfshirë 134 fëmijë dhe 7 gra shtatzënë, të cilët po mundoheshin të kalojnë nëpër ujë nga Libia në Itali për të vazhduar rrugën në vendet tjera të Evropës.

Dhe derisa Italia dhe Malta po refuzojnë ta lejojnë anije Aquarius të ndalet në portet e tyre, Spanja është shprehur e gatshme të bëjë kompromis. /Telegrafi/

Exit mobile version