Telegrafi

Shpëtimtarët e bregdetit shfrytëzuan dronin për t’i shpëtuar të rinjtë në det (Video)

Monty Greensdale dhe Gabe Vidler që po mbyteshin në bregdetin e Lennox Head të Australisë, janë shpëtuar nga droni që ua lëshoi një gomë të fryrë.

Për herë të parë deri më tani, shpëtimtarët nuk patën nevojë të hynë në ujë, pasi është lejuar që të përdoren këto pajisje të komanduara për ndihmë në raste më të lehta, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e intervenimit të adoleshentëve derisa valët ishin të larta deri në katër metra.

Megjithëse kishin ngecur për një kohë të gjatë shkaku i rrymave ujore, ata dolën në breg të pa lënduar, por të lodhur në masë të madhe. /Telegrafi/