Telegrafi

Shpëtimtarë rus vijnë të ndihmojnë në Maqedoni

Një ekip shpëtimtarësh rus nga Qendra humanitare në Nish të Ministrisë për situata të jashtëzakonshme ka arritur në Maqedoni për të ndihmuar me menaxhimin e pasojave nga vërshimet e të shtunës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Ekipi prej 20 shpëtimtarësh nga Qendra humanitare ruse-serbe në Nish ka arritur në Maqedoni për të ndihmuar në pastrim pas vërshimeve në zonat më të prekura“, ka transmetuar deklaratën e ambasadës ruse në Maqedoni agjencia TASS.

Sipas informatave të agjencisë, shpëtimtarët vijnë me pajisje dhe pompa për nxjerrjen e ujit./Telegrafi/