Kjo mënyrë e rregullimit të flokëve do t’ju shpëtojë nëse jeni duke u ngutur dhe nuk keni kohë të mjaftueshme për to!
Vajzat çdo ditë me kujdes zgjedhin kombinimet për t’u dukur sa më bukur në ndeja (ahengje), ndërkaq biondja Josephine na ka ngazëllyer me rregullim të zakonshëm flokësh, por shumë efektiv, të cilin mundeni lehtë ta kopjoni, për ditët kur nuk dini s’i t’ia bëni me flokët tuaj.
E gjitha që ju duhet të bëni është që të ngrini vetëm një pjesë të vogël të flokëve në formë gërsheti të parregullt, t’i lëshoni dy tufa të trasha që të bien për fytyre dhe zbukuroni flokët me tallaze të buta, për vëllim plotësues dhe të veçantë, transmeton Telegrafi.
#vsangeloasis here we come!! ☀️
A post shared by Josephine Skriver (@josephineskriver) on
Në ditët kur flokët i keni të palara, mund të merren parasysh gërshetat e njohura për t’jua shpëtuar ditën.
Mirëpo, nuk duhet të harrojmë as bishtat e njohur të vegjël të cilët janë të përsosur për festivale, ndërkaq ne themi se janë praktike edhe për plazh apo shëtitje.
bat cape vibes. ? #vsangeloasis
A post shared by Josephine Skriver (@josephineskriver) on
/Telegrafi/