Site icon Telegrafi

Shpëtimi i bretkosës i kushton me punë

46-vjeçarja Christina Pommerel kishte punuar 13 vite për kompaninë gjermane RBO në Regensburg, para se të shkarkohej nga puna e saj, prej të cilës fitonte 1500 euro në muaj.

“Ishte në mes të rrugës, prandaj e ndala autobusin, e vendosa bretkosën në një kuti, e largova nga rruga dhe e lëshova të shkonte”.

“Pastaj hipa në autobus dhe e vazhdova udhëtimin. Unë kisha harruar për këtë gjë derisa menaxhmenti ma përmendi”.

“Njëri nga pasagjerët i është ankuar menxhmentit. Ata më thanë se është dashur ta shkel bretkosën dhe jo të ndalem. Kur u thash se nuk mund ta bëja këtë gjë, ata më larguan”, ka treguar Christina.

Exit mobile version