Telegrafi

Shpëtimi është në seks!

Paul Wirth, kryeprift i kishës Relevant në Ybor, pohon se maratona e seksit do të mund të ndihmonte në zvogëlimin e shkallës së shkurorëzimeve.

“Çiftet në mbarë Amerikën mundohen me lidhjet e tyre – edhe ata që janë në martesë por edhe ata që vetëm bashkëjetojnë”, thotë prifti.

”Njerëzit në martesë mendojnë se seksi është zbavitje e shkëlqyeshme, por thjesht nuk kanë kohë, i tërheqin gjërat tjera. Beqarët, megjithatë, gjithmonë janë të gatshëm për pak “përkëdhelje”, që u del për hundësh pasi të martohen”.

Derisa çifteve në martesë u këshillon të bëjnë marrëdhënie seksuale çdo ditë, gjatë tërë muajit, atyre të cilët ende nuk e kanë bërë zyrtare marrëdhënien e tyre, prifti u këshillon të abstenojnë një muaj.

Kisha Relevant konsiderohet si “kishë katolike e relaksuar dhe bashkëkohore”, derisa predikimet e klerikëve të saj janë menduar “veçanërisht për profesionistë urban dhe familje të reja”.

Në njërën prej predikimeve të tij Wirth si shembull ka marrë filmin e animuar “Shrek The Third” për të sqaruar ”çfarë ndodhë kur i besojmë Zotit”.