Shpëtimi i ka 15 meçe te zhvilluara në boksin profesionist, në të cilat ende nuk ka pësuar asnjë humbje.
Tomas Adamek është një kundërshtar me përvojë dhe mjaft i vështirë. Ai i ka te zhvilluara 27 duele në boksin profesionist, prej tyre 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim.
Ky është një titull shumë i rëndësishëm për Shpëtimin, sepse nëse e fiton, atëherë atij do t’i hapen rrugët për tituj më të mëdhenj. /Telegrafi/