Site icon Telegrafi

Shpetim Shala fiton titullin IBO Inter-Continental

Boksieri pejan i kategorisë gjysmë të rëndë, Shpëtim Shala të shtunën në Vjenë është përballur me francezin Cedric Bellais në një duel për titullin IBO Inter-Contiental.

Shala 30-vjeçar zhvillon karrierën në Austri, ndërsa në boksin profesionist tani ka 21 fitore (8 KO), një humbje e një barazim. Kurse Bellais, 27-vjeçar, ka 18 fitore (8 KO), tetë humbje e tri barazime.

Lajmin për fitoren e tij e ka bërë të ditur Federata e Boksit të Kosovës përmes një komunikate.

“Shpëtim Shala arriti të fitojë titullin në IBO Inter-Continental në ballafaqimin e radhës që u zhvillua në sallën ‘Admiral Dome’ në qytetin e Vjenës. Ai përballë boksierit francez gjatë gjithë raundeve kishte një epërsi ndaj kundërshtarit te tij dhe me të drejtë gjyqtarët ia ngritën dorën boksierit pejan”, bën të ditur Federata e Boksit.

Exit mobile version