Site icon Telegrafi

Shpëtim Pollozhani kërkon koalicione parazgjedhore nga partitë shqiptare

Kryetari i Shoqatës së të bugrosurve politik shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, kërkon nga partitë shqiptarë që të bëjnë koalicion parazgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor.

Pollozhani për Makfaks deklaroi se për shkak se ka 6 parti politike shqiptare, duhet të formohen koalicione parazgjedhore, që sipas tij, do të ishte në interes të votave të shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me pozicionin e Qeverisë së re të Zoran Zaevit, Pollozhani tha se shqiptarët presin që ai t’i realizojë premtimet ndaj shqiptarëve, me ç’ka vendi më shpejtë do të integrohej në BE dhe NATO.

“Ka disa hapa pozitiv në lidhje me drejtësinë dhe kështu duhet të vazhdohet”, deklaroi Pollozhani gjatë qëndrimit të tij në Dibër./Telegrafi/

Exit mobile version