Site icon Telegrafi

Shpëtim për zjarrfikësit, pajisja e re e Hyundai për shuarjen e zjarreve në automjetet elektrike

Zjarri në një veturë elektrike mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe afatgjatë, dhe nëse ndodh ndërsa automjeti është në anije, mund të shkaktojë një fatkeqësi të vërtetë.

Sigurisht, Hyundai nuk dëshiron që kjo të ndodhë, veçanërisht jo në një anije që transporton vetura elektrike, transmeton Telegrafi.

Kompania logjistike e grupit korean të automjeteve, Hyundai Glovis, ka pajisur tani 32 transportuesit e saj të veturave me një mjet zjarrfikës të quajtur EV Drill Lance.

Mjeti ka një vegël që përdor ujë me presion të lartë për të depërtuar në kabinën mbrojtëse të baterisë së tensionit të lartë, dhe më pas e mbush atë me ujë.

Fik zjarrin dhe ul shpejt temperaturën e baterisë – duhen dy minuta për të bërë një vrimë në bateri dhe zjarri mund të shuhet brenda 30 minutave.

Ata instaluan gjithashtu sisteme të reja paralajmërimi zjarri në anije. Një sistem përbëhet nga 1000 detektorë që zbulojnë shpejt nëse një zjarr ka filluar, dhe nëse po, ku po ndodh.

Përveç 32 anijeve të saj, Hyundai operon edhe 90 anije të tjera të marra me qira, të cilat do të marrin gjithashtu teknologji. /Telegrafi/

 

Exit mobile version