Telegrafi

“Shpëtim për Vallandovën” zgjerojnë bllokadën

Po zgjerohen bllokadat në Vallandovë. Të revoltuar nga kryetarja e Këshillit të Komunës që nuk thërret seancë të jashtëzakonshme për nënshkrimin e referendumit, iniciativa “Shpëtim për Vallandovën” përveç drejt Gjevgjelisë dhe Shkupit, ka bllokuar rrugët edhe për Strumicë dhe Dojran (lëshohen vetëm rastet urgjente), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Iniciativa qytetare edhe më tej kërkon të thirret seancë e jashtëzakonshme dhe të mos pritet në afatin e paraparë me ligj prej 60 ditëve, pasi nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e referendumit janë mbledhur.

Ata thonë se nëse pritet në afatin me lidh, referendumi do të mbahej në vjeshtë kur miniera do ndërtohej dhe në të njëjtën kohë do të mbaheshin zgjedhjet lokale./Telegrafi/