Site icon Telegrafi

Shpëtim për thonj të dobët dhe të çarë: E gjitha që ju duhet janë këta tre përbërës!

Në periudhën kur shkuarja shpesh në pishina, në banja, problemi i tillë bëhet më i theksuar, sepse duart i mbajnë gjatë në ujë, ndërkaq uji i zbut dhe vetvetiu lehtë thyhen

Për ta zgjidhur këtë problem ju ndihmojnë produkte të cilat premtojnë gjendje më të mirë të thonjve, por, do të pajtoheni edhe ju, mënyra më e mirë është ajo e cila është plotësisht natyrale, transmeton Telegrafi.

Prandaj me ju po ndajmë recetën për maskën e cila do t’i rilindë thonjtë. Pos që mund ta bëni vetë, kjo masë është goxha e lirë.

Me siguri këta përbërës i keni në kuzhinën tuaj.

Për këtë maskë ju nevojiten:

▪ një enë e cekët,
▪ dy lugë supe plot kripë deti,
▪ 200 ml ujë,
▪ një e katërta e limonit,
▪ disa pika vaj ulliri.

Si ta realizoni?

▪ Në enë qitni dy lugë supe plot kripë deti dhe përzieni me 200 ml ujë.

Përmbajtjen në një enë përzieni derisa të shkrihet kripa në ujë. Pastaj, në përzierjen e tillë njomni thonjtë dhe prisni të kalojnë dhjetë minuta.

▪ Pas dhjetë minutave, nxirrni nga uji dhe mos i kulloni por fërkoni mirë me një të katërtën e limonit.

Kur t’i keni fërkuar thonjtë me limon prisni që të kalojnë pesë minuta. Pas pesë minutash, duart shpëlani me ujë të nxehtë dhe fshini.

▪ Në fund, në çdo thua fërkoni pak vaj ulliri dhe prisni që vaji të thahet në thonj.

Këtë tretman përsëriteni çdo ditë në periudhën prej dy javësh.

Kjo periudhë do të jetë e mjaftueshme që të vëreni rezultate konkrete në thonjtë tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version