Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi i cilëson si pikë të humbura barazimin në udhëtim te Drita në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 mori një barazim 1-1 në udhëtim të Drita, por kjo nuk e ka kënaqur plotësisht trajnerin mitrovicas.
Idrizi ka folur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij pati më shumë raste shënimi për fitore.
“Nëse i referohemi rasteve ishin pikë të humbura nga ana jonë. Shpërdoruam 3-4 raste të mira shënimi”, ka thënë fillimisht Idrizi pas ndeshjes.
“E dinim që kur Drita sulmon lë zbrazëtira, por nuk ia dolëm t’i konkretizojmë rastet tona”, përfundoi trajner i 89-shit. /Telegrafi/