Site icon Telegrafi

Shpëtim Idrizi i lumtur me fitoren e parë të Trepçës ‘89

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka folur pas fitores së madhe të skuadrës së tij ndaj Drenicës, që është e para këtë stinor.

Minatorët mposhtën Drenicën si mysafir në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultatin 5-2.

“Të them të drejtën e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi ardhur për fitore, e që natyrisht është fitore shumë e rëndësishme”.

“Kemi pasur besim të madh në vete. Kjo fitore vjen si rezultat i paraqitjeve të mira në ndeshjet e para ku na ka munguar fati dhe nuk kemi ditur ta menaxhojmë mirë rezultatin që kemi pasur”.

“Sot kemi dhënë maksimumin dhe i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, ka thënë Idrizi.

Trepça ’89 ka tubuar deri më tani 5 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version