Telegrafi

Shpëtim Duro: Ishte një gabim që shkova te Drita

Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar.

Duro, e diskutoi edhe arsyen e dështimit të tij me klubin gjilanas, që kishte kaluar nga kampione e Superligës në një klub me renditje të dobët në tabelë.

“Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate”.

“Por, ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime edhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”, tha Duro.

Shpëtim Duro ishte trajner i Dritës vetëm nga 17 shtatori i vitit 2018, deri më 14 shkurt të këtij viti. Ai u largua pas eleminimit nga gara për DigitAlb Kupën e Kosovës.