Shpëtim Bajoku është eliminuar nga Lojërat e dyta Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.
Boksieri kosovar ka humbur në përballje me Ahmad Shtiwin e Izraelit në kategorinë deri në 64 kilogramë.
Edhe pse Bajkou e filloi mirë paraqitjen, izraeliti arriti që në raundet e fundit ta marrë kryesimin, derisa ka fituar 4-1 nga vlerësimi i jurisë.
Boksieri ynë nuk arriti që të kualifikohej në 1/8 e finales së Lojërave të dyta në Minsk, duke mos arritur të fitonte medalje.
Nga grupi i Kosovës që po merr pjesë në këto lojëra, është eliminuar edhe Akil Gjakova në xhudo, mirëpo Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë dhe Nora Gjakova të argjendtën, që ishin dy të parat për Përfaqësuesen tonë.
Nga ora 20:30 në boks, përballje do të zhvillojë edhe Donjeta Sadiku, që shihet si favorite për të rrëmbye një medalje. /Telegrafi/