Telegrafi

Shpëtim Bajoku, boksieri më i mirë i turneu ndërkombëtar “Adem Jashari”

(Foto: Shpend Ahmeti/Facebook/KOK)

Shpëtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 23-të tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”, të mbajtur për dy ditë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Nga afër turneun sot (e diel) e ka ndjekur edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sikurse kryeministri Albin Kurti, ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe drejtues tjerë nga MKRS, FBoxK dhe doajenë të boksit.

Në fjalën e tij, presidenti Krasniqi ka vlerësuar lart organizimin e turneut, që mban emrin e heroit legjendar “Adem Jashari”, ndërsa ka folur edhe për rastin e ndalesës së boksierëve tanë nga Serbia, duke thënë se KOK-u është në pritje të marrjes së masave nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Boksieri më i mirë vendor u shpall Patriot Behrami.