Site icon Telegrafi

Shpeshtohen shëtitjet mes Bradley Cooper dhe Jennifer Garner, dyshohet se janë më shumë se miq

Jennifer Garner dhe Bradley Cooper (Foto: Gettyimages/Guliver)

Aktorët e njohur, Bradley Cooper dhe Jennifer Garner janë fotografuar në Malibu më herët gjatë kësaj jave.

Por, tashmë që shëtitjet e tyre janë shpeshtuar, kanë filluar spekulimet se dyshja edhe mund të kenë filluar romancë, shkruan Daily Mail.

Një burim i afërt mes tyre ka thënë për Page Six se aktorët janë miq mes tyre, ndërsa nuk ka asgjë tjetër mes tyre.

“Cooper dhe Garner janë miq dhe kanë qenë gjithmonë, nuk ka asgjë të vërtetë se çfarë po flitet”, ka thënë burimi.

Dy ditë pasi u publikuan imazhet e tyre së bashku, gjatë ditës së sotme (e diel), 45-vjeçari është parë në plazh, i veshur me një bluzë dhe pantallona të David Bowie.

Një pjesë e fytyrës së tij ishte e mbuluar me maskë mbrojtëse, dhe një palë zyre, për t’u mbrojtur kështu nga pandemia coronavirus.

Lexo po ashtu Jennifer Garner shijon pushimet në Malibu së bashku me Bradley Cooper

Sidoqoftë, fansat pas fotografive të publikuara, ndërsa dyshja shihen mjaft të lumtur, kanë filluar aludimet se ata janë më shumë se miq.

Ndonëse 48-vjeçarja po bëhet gati për lidhje të re, javë më parë thuhet se ajo është ndarë nga i dashuri i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version