Site icon Telegrafi

“Shpërthyen” gjinjtë më të mëdhenj të silikonit në botë

Pas 30 operacioneve plastike për rritjen e gjoksit, ajo më në fund vendosi t’i zvogëlojë pak. Implantet e silikonit iu hoqën me anë të ndërhyrjes kirurgjike në spitalin Richmond të Teksasit.

Hershey e cila u bë e famshme falë gjinjve gjigant të silikonit, u detyrua t’i zvogëlojë gjinjtë pas një infeksioni të rëndë. Vendimtar ishte operacioni i fundit në Brazil, sepse në SHBA nuk kishte kirurgë i cili ishte i gatshëm ta rrezikojë jetën dhe karrierën e saj.

Hershey arriti qëllimin e saj, pasi më 2009 u bë femra me gjinjtë më të mëdhenj të silikonit në botë, por kur mësoi se është shtatzënë, i zvogëloi në madhësinë D.

Në ditëlindjen e parë të vajzës së saj kreu operacionin e fundit të kobshëm me të cilin u përpoq ta kthejë madhësinë fatale M. /Telegrafi/

Exit mobile version