Telegrafi

Shpërthimi i vullkanit Etna – pamjet spektakolare të aktivitetit më të fundit shpërthyes të tij

Një shpërthim spektakolar i vullkanit Etna ka bërë që re të mëdha tymi të ngriten mbi të gjithë hapësirën e Etna dhe aeroporti ndërkombëtar i Catania ka pezulluar operacionet e tij.

Një ndalesë e tillë është vendosur nga “njësia e krizës së aeroportit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “kolona” e tymit dhe hirit të lëshuar nga krateri arriti lartësinë mbi një kilometër dhe errësira nuk lejonte të garantonte sigurinë e fluturimeve.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili vëzhgon vullkanin, shpërthimi erdhi nga krateri në jug-lindje, me aktivitet edhe nga krateret e tjerë.

Lëkundjet vullkanike filluan të rriteshin në orët e para të së hënës përpara se një rritje më e konsiderueshme të regjistrohej rreth orës 4 pasdite, raportuan lajmet lokale.

Që atëherë, instituti i vëzhgimit raportoi një ulje graduale të aktivitetit shpërthyes.

Shpërthimet e mëparshme gjatë viteve kanë shkatërruar teleferikë, shtëpi dhe kanë kërcënuar fshatrat përreth, megjithëse shumë njerëz ende zgjedhin të jetojnë pranë vullkanit.

Etna është vullkani më aktiv i Evropës dhe është regjistruar duke shpërthyer shpesh gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/