Një shpërthim spektakolar i vullkanit Etna ka bërë që re të mëdha tymi të ngriten mbi të gjithë hapësirën e Etna dhe aeroporti ndërkombëtar i Catania ka pezulluar operacionet e tij.
Një ndalesë e tillë është vendosur nga “njësia e krizës së aeroportit”.
Mmmm speriamo bene… #Etna pic.twitter.com/wMnsKvUJJv
— antinea nicolosi (@antjnea) February 16, 2021
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “kolona” e tymit dhe hirit të lëshuar nga krateri arriti lartësinë mbi një kilometër dhe errësira nuk lejonte të garantonte sigurinë e fluturimeve.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili vëzhgon vullkanin, shpërthimi erdhi nga krateri në jug-lindje, me aktivitet edhe nga krateret e tjerë.
Lëkundjet vullkanike filluan të rriteshin në orët e para të së hënës përpara se një rritje më e konsiderueshme të regjistrohej rreth orës 4 pasdite, raportuan lajmet lokale.
Që atëherë, instituti i vëzhgimit raportoi një ulje graduale të aktivitetit shpërthyes.
Shpërthimet e mëparshme gjatë viteve kanë shkatërruar teleferikë, shtëpi dhe kanë kërcënuar fshatrat përreth, megjithëse shumë njerëz ende zgjedhin të jetojnë pranë vullkanit.
Etna është vullkani më aktiv i Evropës dhe është regjistruar duke shpërthyer shpesh gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/