Site icon Telegrafi

Shpërthimi i vullkanit Etna – pamje që tregojnë “spektaklin” që ofroi gjatë natës

Vullkani më aktiv në Evropë, ai i Malit Etna të Sicilisë shpërtheu mbrëmjen e së dielës.

Dhe sigurisht, pamjet spektakolare të ofruara janë kapur nga kamerat dhe transmetuar gjithandej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet italiane thanë se vullkani kishte hyrë në një fazë “para alarmi”, duke e zhvendosur nivelin e tij paralajmërues nga F0 në F1.

Lexo po ashtu Shpërthen vullkani Etna, aeroporti i Katanias anulon fluturimet

Vullkani shpërthen shpesh, por aktiviteti i tij rrallë rezulton në dëme të konsiderueshme.

Siç është bërë e ditur më herët, aeroporti i Katanias në ishullin italian të Sicilisë ka pezulluar të gjitha nisjet dhe mbërritjet të hënën e 14 gushtit, deri në orën 13:00.

Shpërthimi ka dërguar një re hiri në ajër në të gjithë juglindjen e Sicilisë, me llavë që rrjedh nga një krater juglindor i vullkanit në një lartësi prej 2,800 metrash, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV). /Telegrafi/

 

Exit mobile version