Një vullkan që shpërtheu vetëm 40 kilometra nga kryeqyteti i Islandës, Reykjavik, të premten, nxori lavë që dilte nga toka dhe ofroi një shkëlqim të kuqërremtë që ndriçonte qiellin, natën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rrjedha të lavës së kuqe mund të shiheshin duke dalë nga një çarje në tokë në Geldingadalur, afër malit Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore, në pamjet e filmuara nga një helikopter i rojes bregdetare.
Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Islandës Keflavik dhe porti i vogël i peshkimit në Grindavik janë vetëm disa kilometra larg, zona është e pabanuar dhe shpërthimi nuk pritej të paraqiste ndonjë rrezik.
A new video of the eruption at Geldingardalur valley in Reykjanes peninsula. Taken from the Coast Guard helicopter. #Reykjanes #Eruption #Fagradalsfjall pic.twitter.com/B862heMzQL
— Icelandic Meteorological Office – IMO (@Vedurstofan) March 19, 2021
“… Shpërthimi konsiderohet i vogël dhe çarja e shpërthimit është e gjatë rreth 500-700 metra e gjatë. Lava është më pak se 1 kilometër katror në madhësi”, ka thënë Zyra Islandeze e Meteorologjisë (IMO), e cila monitoron aktivitetin sizmik, në një deklaratë.
Vendi i shpërthimit është në një luginë, rreth 4.7 kilometra në brendësi nga bregu jugor i gadishullit.
Zyrtarët e policisë dhe rojes bregdetare shkuan në vendin e ngjarjes, por publiku është këshilluar të qëndrojë larg dhe rruga kryesore nga rajoni i kryeqytetit për në aeroportin e Keflavik u mbyll përkohësisht të premten. /Telegrafi/