Site icon Telegrafi

Shpërthimi i veturës me tritol, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra të shtunën në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol.

Siç shihet nga pamjet e publikuara makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Lexo po ashtu “Me gjymtyrë të këputur”, detaje të reja pas shpërthimit të tritolit në autostradën Sauk-TEG, 27-vjeçari u nxorr i gjallë nga makina

“Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, që i mori jetën 27 vjeçarit Aleksander Sadikaj, është dëgjuar fore duke tronditur dhe vilat më luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurt sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima të tjera…“, ka shkruar gazetari, raporton abcnews.al.

Lexo po ashtu Momentet e para pas shpërthimit të makinës në Tiranë, 27-vjeçari i gjakosur ndihmohet nga kalimtarë të rastit

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Të parët që tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 27 vjeçarit, i cili lëvizte i vetëm, ishin udhëtarë të rastit.

Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor dhe ekipi anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga veprimet paraprake, dyshohet se në mjet ishte montuar rreth 150 gramë tritol.

Exit mobile version