Site icon Telegrafi

Shpërthim pranë ambasadës ruse në Tiranë

Një shpërthim bombole në byrektore ka zgjuar sot banorët e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:45 të mëngjesit, në afërsi të ambasadës ruse në katin e parë të një dyqani të nëndheshëm byrektore.

“Shekulli Online” mëson se si pasojë e shpërthimit të bombolës ka mbetur i plagosur punonjësi i byrektores, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Shpërthimi ishte i fortë dhe shkaktoi panik te kalimtarët në rrugë. Këta të fundit ndihmuan punonjësin që të shuante flakët, të cilat i përfshinë për më tepër edhe trupin.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit. Kujtojmë që nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime si pasojë e bombolave të gazit, të cilat përdoren rëndom në biznese të vogla, në hapësira të kufizuara.

Exit mobile version