Transferimi i Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund te Barcelona konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha në historinë e futbollit.
Në vitin 2017, katalunasit paguan 135 milionë euro për sulmuesin e atëhershëm 20-vjeçar francez, që është transferimi i tretë më i madh i të gjitha kohërave.
Edhe pse ai kishte statistika në dukje të mira te Barcelona prej 40 golash dhe 43 asistimesh në 185 paraqitje, ai nuk arriti të gjente qëndrueshmëri dhe të bëhej një nga shtyllat kryesore të skuadrës, gjë që pritej prej tij. Gjatë gjashtë sezoneve të tij te Barça, ai pati shumë probleme me lëndimet dhe ruajtjen e gjendjes fizike.
Prandaj, Barcelona e shiti atë te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro në verën e vitit 2023 dhe sezoni i tij i parë atje ishte gjithashtu zhgënjyes. Ai shënoi vetëm gjashtë gola në 42 ndeshje.
Por, Dembele ka luajtur mrekullisht këtë sezon dhe veçanërisht këtë vit kalendarik. Të premten, ai shënoi dy gola kundër Monacos në një fitore 4-1 në xhiron e 21-të të Ligue 1, që është tashmë goli i tij i 13-të në shtatë ndeshje në 2025.
Dembele ka shënuar në secilën nga ato shtatë, dhe javën e kaluar ai gjithashtu pati dy het-trik – kundër Brestit në kampionat dhe Stuttgartit në Ligën e Kampionëve.
🥇 𝗥𝗘𝗖𝗢𝗥𝗗 ! Ousmane Dembélé devient le 𝗽𝗿𝗲𝗺𝗶𝗲𝗿 𝗷𝗼𝘂𝗲𝘂𝗿 𝗱𝗲 𝗹’𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗶𝗿𝗲 𝗱𝘂 𝗣𝗦𝗚 à marquer lors de chacun de ses 7 premiers matchs d’une année civile (12 buts) ! ❤️💙⚽️
Ses stats sont folles cette saison :
👕 27 matchs
⚽️ 20 buts
🎯 5 passes… pic.twitter.com/o7KXGOrE9n— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) February 7, 2025
Në total, 27-vjeçari Dembele ka shënuar 21 gola dhe pesë asistime në 27 ndeshje këtë sezon dhe sipas disa burimeve ai ka gjashtë asistime, që do të thotë se ai është i përfshirë mesatarisht në një gol për ndeshje.
Në krahët e një Dembele të tillë, PSG po sulmon kampionatin francez, në të cilin ende nuk ka pësuar asnjë humbje. /Telegrafi/