Site icon Telegrafi

Shpërthimi në Zubin Potok lë pa ujë banorët që furnizohen nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”

Si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit, nga i cili kanal furnizohet me ujë të pa përpunuar edhe Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.

Për shkak të këtyre pasojave KRU “Mitrovica” fton banorët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijshëm.

Lexo po ashtu Shpërthimi në Zubin Potok lë pa ujë banorët që furnizohen nga Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica"

“Ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit./Telegrafi/

Exit mobile version