Site icon Telegrafi

Shpërthimi në Turqi, shtohet numri i viktimave dhe të plagosurve

Gjashtë policë janë vrarë dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në afërsi të një autobusi policie në Diyarbakir të Turqisë.

Ngjarja ndodhi në lindje të vendit një zonë e karakterizuar nga një vend me popullsi me shumicë kurde.

Shumë ambulanca janë në vendngjarje ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, transmeton syri.

Kohët e fundit Turqia është prekur nga sulme të ndryshme terroriste duke shkaktuar shumë viktima.

Exit mobile version