Telegrafi

Shpërthimi në Stamboll: Pamjet kur terroristi ndjek njerëzit për t’i vrarë (Video)

Pamjet e sigurisë në Aeroportit “Ataturk” kanë filmuar edhe disa momente të tmerrshme.

Në pamje e transmetuara nga mediat turke, duket njëri nga tre sulmuesit duke ndjekur njerëzit brenda aeroportit me armë në dorë, përcjell Albeu.

E gjithë kjo ndodhi pak minuta para se këta tre terroristë ta hidhnin veten në erë.

41 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet e mbrëmshme në aeroportin e Stambolli, dhe 239 persona të tjerë të plagosur.