Të gjitha shkaqet e mundshme për shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut janë duke u konsideruar të mundshme, duke përfshirë edhe ato të lidhura me terrorizmin, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Zbatimi i ligjit dhe forcat speciale janë duke punuar në këtë çështje dhe do të bëjnë gjithçka për të dalë me rezultate rreth asaj që ndodhi dhe të japin një vlerësim të plotë rreth kësaj”, ka thënë Putin.
Sipas medieve të huaja, shpërthimi ka ndodhur në mes të stacionit Sennaya Ploshchad dhe Institutit Tekhnologichesky rreth orës 14:40 sipas kohës lokale, kanë thënë nga Komiteti Kombëtar i Anti-terrorizmit në Rusi.
Sipas autoriteteve, shpërthimi që shkaktoi disa të vdekur u shkaktua nga një pajisje shpërthyese ende e paidentifikuar, duke shtuar se të gjitha stacionet e metrosë në Shën Petersburg janë mbyllur. /Telegrafi/