Site icon Telegrafi

Shpërthimi në Shën Petersburg, pikërisht në ditën kur Putin gjendej në këtë qytet!

Një shpërthim ka tronditur sot qytetin rus të St Petersburg, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Dhe mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një shpërthim të tillë e kanë lidhur me vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili siç shkruajnë ato, është duke e realizuar pikërisht sot.

Lexo po ashtu Shpërthim në metronë e Shën Petersburg, raportohet për disa të vdekur (Foto/Video,+18)

Bëhet e ditur se Putin kishte në plan të takohej me homologun e tij bjellorus, Aleksandar Lukashenko, pikërisht në qytetin ku ndodhi shpërthimi.

Gjithsesi nuk është ende e qartë nëse presidenti rus gjendej në këtë qytet, në momentin që ndodhi shpërthimi.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se presidenti Putin është informuar rreth shpërthimit, duke mos dhënë detaje tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version