Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të cilit është vrarë edhe një person.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi – duke u thirrur në deklaratat e autoriteteve policore – shpërthimi kishte lidhje me sulmin terrorist shkatërrues në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili mbetën të vdekur 13 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Sipas njoftimeve, shpërthimi ishte në fshatin Alcanar në Katalonjën jugore.
Ishte një shtëpi e rrënuar, dhe pas shpërthimit të zjarrfikësve gjetën brenda vetes 20 cilindra gazi.
Gjithashtu thuhet se edhe disa shtëpi të tjera u prekën nga shpërthimi. /Telegrafi/