Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shpërthim në një restorant i ka marrë jetën 3 personave.
Mediat lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në një restorant në Kalamata të Greqisë.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vdekura tre gra, dy punonjëse dhe bashkëshortja e pronarit të restorantit.
Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 50 vjeç, raporton Protothema.
Dyshohet se shkak i shpërthimit të fuqishëm të ketë qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit.