Telegrafi

Shpërthimi në Nashville – publikohet momenti nga pamjet e kamerave të sigurisë

Departamenti i Policisë Metropolitane, ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që kapën momentin kur një kamion kampingu shpërtheu para një zyre telekomunikacioni në Nashville.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tre persona u lënduan si pasojë e këtij shpërthimi dhe policia beson se incidenti ka gjasa të ketë qenë “sulm vetëvrasës”.

FBI-ja konfirmoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes në Ditën e Krishtlindjeve, përputhet me atë të të dyshuarit Anthony Quinn Warner, 63 vjeç, i cili kërkohej lidhur me shpërthimin.

Ky incident prishi sistemet e komunikimit në Tenesi si dhe në katër shtete të tjera.

Tre njerëz u plagosën në shpërthimin e së premtes dhe dhjetëra ndërtesa u dëmtuan.

Por zyrtarët thonë se më shumë njerëz mund të ishin lënduar nëse nuk do të ishte përgjigja e shpejtë e gjashtë oficerëve të policisë që evakuuan banorët pas një mesazhi të frikshëm të regjistruar që vinte nga makina, ku paralajmëronte se automjeti do të shpërthente për disa minuta.

Lexo po ashtu Policia identifikon personin që shkaktoi shpërthimin në Nashville

Pikërisht kjo ndodhi më pas – shpërthimi çau disa ndërtesa dhe dëmtoi dritaret e tyre. /Telegrafi/