Dhjetë veta kanë gjetur vdekjen pasi një shpërthim ka goditur metronë e qytetit rus të Shën Petersburg.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përveç të vdekurve, edhe 50 të tjerë janë lënduar, ku si pasojë edhe thuhet se është mbyllur i tërë sistemi i kësaj metroje.
Bëhet e ditur se shpërthimi ndodhi në një tren në stacionin Sennaya Ploshchad.
Imazhet e publikuara nga mediat e huaja dhe rrjetet sociale tregojnë tmerrin që kanë përjetuar njerëzit prezent në këtë metro, të mbushur me tym. /Telegrafi/
В Петербурге на станции "Технологический институт" произошёл взрыв в вагоне метро. pic.twitter.com/vx3PoLbCgJ
— Лентач (@the_lentach) April 3, 2017