Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para pas shpërthimit në një tren në Londër, shpërthim të cilin policia është duke e trajtuar si terrorist.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për rreth 20 të plagosur në një shpërthim në një metro të Londrës.
Pas kësaj, autoritetet kanë bërë të ditur se shërbimet e metrosë janë pezulluar në mes të Edgware dhe Wimbledon.
Policia ka thënë gjithashtu se janë në kërkim të një bombe të dytë. /Telegrafi/