Policia e Mançesterit ka njoftuar se 19 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 50 të tjerë të plagosur, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në fund të koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena.
“Rreth orës 22:35 të hënën më 22 maj 2017, policia ka marrë njoftimin për një shpërthim në Manchester Arena”.
“Tash për tash, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Mançesterit.
Policia ka kërkuar që të përcillet faqja e tyre për informacione të sakta në vijim, në mënyrë që të mos krijohet panik. Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar se do të bëhet një shpërthim i kontrolluar dhe kanë kërkuar nga banorët që të mos shqetësohen.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ariana Grandes e ka përshkruar gjendjen e këngëtares “në rregull”, duke mos dhënë detaje të tjera. /Telegrafi/
Latest statement on incident at Manchester Arena pic.twitter.com/BEpLOan3dY
— Greater Manchester Police (@gmpolice) May 23, 2017
A bomb disposal unit has just arrived outside the Manchester Arena. Can also hear sniffer dogs being brought out of the vans pic.twitter.com/SgTPZxMLyg
— Chris Slater (@chrisslaterMEN) May 22, 2017
Just arrived outside the Manchester Arena where there is a huge emergency service response including armed officers standing guard pic.twitter.com/kfF2lIaZXy
— Chris Slater (@chrisslaterMEN) May 22, 2017