Telegrafi

Shpërthimi në Mançester ia copëton këmbët vajzës (Video, +18)

Pas shpërthimit të mbrëmshëm në Mançester pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, në internet po qarkullon një video rrëqethëse ku shihen këmbët e plagosura rëndë të një vajze.

Në video shihet se si kësaj femre pantallonat i janë shqyer dhe mbuluar në gjak, kurse nga këmbët i rrjedh gjak në sasi të madhe, transmeton Telegrafi.

Kjo femër çuditërisht dukej e qetë, kurse njerëzit që ishin rreth saj vazhdimisht bërtisnin dhe mundoheshin t’ia mbështjellin këmbët që t’i ndalin gjakderdhjen.

Lexo po ashtu Mesazhi rrëqethës i ISIS-it para sulmit në Mançester: Luanët e Shtetit Islamik kanë filluar të vrasin të gjithë të krishterët (Video)

Policia angleze ka konfirmuar se në këtë sulm të përgjakshëm kanë humbur jetën 22 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

Sipas informatave të fundit në këtë sulm janë plagosur edhe 59 persona tjera, lajm ky të cilin e ka konfirmuar edhe policia. /Telegrafi/