Telegrafi

Shpërthimi në Lushnje ku humbën jetën babë e bir, arrestohet 32-vjeçari

Një person është arrestuar në Lushnje, në kuadër të hetimet për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pak ditë më parë, ku humbën jetën babë e bir, ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Policia bën me dije në pranga ka rënë shtetasi Leonard Gjini 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Lexo po ashtu Shpërthimi në Lushnje, magazina e deputetit socialist Çela, në shkelje të lejes së ndërtimit

Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/