Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit tragjik në Liban që shkaktoi dhjetëra viktima e mijëra të plagosur.
Përmes një postimi në rrjete sociale presidenti i Shqipërisë shkruan se solidarizohet me popullin e Libanit.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”.
Nga shpërthimi janë raportuar deri më tani 50 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur.
Nëpër rrugë ka pllakosur kaosi, shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi. /Telegrafi/