Site icon Telegrafi

Shpërthimi në KEK, kërkohet siguri e shtuar në punë

“Po e pres shokun. Po pres një përgjigje për ta. Ishalla do Zoti është gjallë. S’kam informatë për të. Hala në Obiliq janë krejt. Jam kanë diku 4-5 metra larg tij. Unë jam kanë me një dhomë, ai në korridor. Jo, nuk e kam pa. Kom dashtë me u ofru me i ndihmu, po s’mujsha se veç eksplodojke aty. S’u dike çka po ndodh. Jam largu unë edhe ma s’di çka ka ndodh aty. Më kanë marrë më kanë qu në Obiliq aty në emergjencë. Prej aty më ka pru këtu njëri, me kerr privat të vetin. Tash s’po di qysh me thënë. Unë mirë po kolegu po më dhimbet. Ai s’po besoj që është gjallë. Mendja s’po ma merr”, thotë Dardhishta.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ,e quan këtë një tragjedi për punëtorët kosovarë, pasi që siguria në punë nuk është në nivelin e duhur.

“Dhashtë Zoti të mos kemi ndonjë rast tjetër”, tha ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, thekson se ndihet i prekur dhe i shqetësuar, pasi që punëtorët e KEK-ut, me të cilët ka punuar së bashku 30 vite, i konsideron si familjen e tij.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tregon se gjendja e të lënduarve nuk është e rëndë. Ndërsa, pohoi se shumë familjarë kanë qëndruar tek QKUK-ja , pasi që supozojnë se familjaret e tyre në momentin e shpërthimit kanë qenë në vendin e punës.

Izet Mustafa, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, shpreson që me këtë numër të personave të lënduar dhe të vdekur, kjo histori e keqe e KEK-ut të marrë fund. Mustafa thotë se probleme teknike ka çdoherë në KEK, mirëpo nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik të tillë. Megjithatë, shton se siguria në punë duhet të jetë e shtuar. /KP/

 

Exit mobile version