Site icon Telegrafi

Shpërthimi në Ferizaj, flet drejtori i Kirurgjisë Plastike: Tetë pacientët janë në gjendje mesatarisht të rëndë

Foto: Arkiv

Tetë pacientë të shtruar në Repartin e Kirurgjisë Plastike nga shpërthimi i një bombole të gazit gjatë ditës së martë në Ferizaj, janë në gjendje mesatarisht të rëndë.

Drejtori i Kirurgjisë Plastike, Zejn Buja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja e pacientëve të shtrirë në këtë repart është mesatarisht e rëndë.

Ai tha se të gjithë janë duke trajtuar me terapi përkatëse.

“Gjashtë pacientë që janë në Mjekimin Intensiv janë në gjendje të rëndë, ndërsa tetë pacientë që janë të shtrirë në Kirurgjinë Plastike, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë dhe jemi duke i trajtuar vazhdimisht me terapi përkatëse.

Lexo po ashtu Shpërthimi në Ferizaj, nga 13 të lënduarit që po marrin trajtim në QKUK pesë janë në gjendje më të rëndë

Buja tha se pacientët e shtrirë në QKUK janë të moshës mesatare, vetëm një vajzë është e lindur në vitin 2001.

“Mosha e tyre është mesatare, përveç një paciente që është 2001 dhe është në Mjekimin Intensivë”, ka thënë ndër të tjera Buja.

Ndryshe, të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, 42 persona morën lëndime trupore. /Telegrafi/

Exit mobile version