Nga shpërthimi është dëmtuar muri rrethues i fabrikës, si dhe mensa e punëtorëve, e cila ndodhej në një distancë rreth pesë metra nga muri rrethues, por nuk ka pasur dëme në njerëz.
Policia nuk ka mundur t’i identifikoje ende personat që kryen shpërthimin, por dyshon se shkak është bërë konflikti i vazhdueshëm mes banorëve dhe pronarëve të fabrikës për shkak të një dëmshpërblimi për ndotjen e shkaktuar./Telegrafi/