Nuk ka dëshmi se shpërthimi i sotëm në një veturë në Berlin ka lidhje me terrorizëm, thuhet nga një njoftim i policisë së Berlinit.
Policia ka thënë se ka mundësi që incidenti ka lidhje me krimin e organizuar.
Nga ky shpërthim ka vdekur një mashkull i cili ka qenë ulur në ulëse të shoferit.
Zëdhënësi i Policisë në Berlin, Jens Berger ka thënë për AP se shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes në lagjen perëndimore të Berlinit.
Lexo po ashtu:
Personi i vdekur nga shpërthimi në Berlin, ishte emigrant
Pamje nga shpërthimi i bombës në një veturë në Berlin (Video)