Site icon Telegrafi

Shpërthimi i vullkanit shkaktar i tradhtive bashkëshortore?

Faqja e njohur e internetit për njohjen e të martuarve, respektivisht tradhtinë e të martuarve, ”IllicitEncounters.com”, njoftoi se në katër ditët e fundit ka pasur numër rekord të vizitave të realizuara nëpërmjet telefonave mobil.

Pronarët e faqes thonë se kjo vjen si pasojë e kaosit në trafikun ajror, për shkak të cilit mijëra britanikë mbetën ”të robëruar” nëpër aeroporte, me ”iPhone” në duar.

Vizitat nga telefonat mobil në faqen ”IllicitEncounters.com” janë rreth shtatë për qind nga vizitat e përgjithshme, por vikendin e kaluar ky numër u rrit në 15 për qind.

”Vonesat dhe telashet në trafik gjithmonë kanë ndikuar në vizita më të madhe në faqen tonë. Në dhjetor kur ra borë, faqja jonë ra përkohësisht pas vizitave të shumta. Mërzia dhe frustrimi i njerëzve të mbyllur nëpër aeroporte do të thotë se ata kërkojnë diç stimuluese dhe interesante që mund ta gjejnë nëpërmjet telefonave mobil. E çka është më argëtuese sesa një aferë e ndaluar?” deklaroi drejtori ekzekutiv i faqes Adam Scott i cili komentoi edhe deklaratat e imamit iranian i cili tha se seksi jashtë martese po shkakton tërmetet në botë.

”Mendoj se ata që tradhtojnë partnerin në martesë bartin një barrë të rëndë faji edhe pa ua shtuar atyre barrën e përgjegjësisë për katastrofat natyrore”, tha Scott. /Telegrafi/

Exit mobile version